← Shfleto

Gani Gjini

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në janar të vitit 1964 në Bresanë të Dragashit (Sharrit). Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Prizren. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1987 me temën :”FORMAT E LARTA TË BASHKËPUNIMIT EKONOMIK NDËRKOMBËTAR SI MUNDËSI PËR RRITJEN DHE SHFRYTËZIMIN E KAPACITETEVE DHE SHTIMIT TË EKSPORTIT DHE IMPORTIT NË KOSOVË”(kr). Mr. Gani Gjini doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në janar të vitit 2003 me temën: ”TREGTIA E JASHTME SI FAKTOR I ZHVILLIMIT EKONOMIK TË KOSOVËS”. Dr. Gani Gjini punoi në ISF “Progres” të Prizrenit mandej në firmën “Elan” të Prizrenit. Ka të botuara disa punime profesionale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.