← Shfleto

Gani Bobi

Doktor i shkencave të sociologjisë

Lindi më 1943 në Lubeniq të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen (gjimnazin) në Pejë. Fakultetin Filozofik-Dega e Gjuhë e Letërsi Shqipe, e kreu në Prishtinë më 1968, mandej e kreu fakultetin e Shkencave Politike në Beograd ku edhe doktoroi në korrik të vitit 1986 me temën: ”PARADOKSI KULTUROR”(sr). Dr. Gani Bobi doktoroi në lëmin e sociologjisë. Në fillim punoi në “Kosova film” në Prishtinë. Dr. G. Bobi punoi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në Degën e Sociologjisë ku ka ligjëruar lëndën Sociologjia e kulturës dhe arriti gradën prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 2 vepra letrare dhe 15 punime shkencore. Vdiq në Prishtinë më 1995.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.