Gabriel-Plaku Dara
Doktor i dyfisht i shkencave të mjekësisë dhe të drejtësisë
Lindi më 1765 në Palac Andriano të Sicilisë. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në Seminarin Italo-Arbëresh të Palermos, ku edhe doktoroi në mjekësi dhe drejtësi. Dr. Gabriel (Plaku) është një ndër mbledhësit e parë të folklorit arbëresh si dhe një ndër hartuesit e parë të vjershave shqip. Ky mblodhi këngë popullore që i mbetën në dorëshkrim me titull”Kënga Pleqërishte” dorëshkrim që u plotësua nga i biri Andrea Dara. Doktori i dyfisht Gabriel Dara-Plaku vdiq në Pala Andriano të Sicilisë më 1832.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.