← Shfleto

Fuad Asllani

Doktor i shkencave juridike

Lindi më 1897 në Bejrut (Irak). Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Robert College Amerikan të Stambollit. Administrata e Shkodrës i akordoi bursë për të studiuar drejtësinë në Universitetin e Vjenës (Austri). Aty e kreu Fakultetin e Drejtësisë dhe u doktorua në qershor të vitit 1923 në Vjenë. Pas doktorimit Fuadi u kthye në atdhe dhe u emërua sekretar i Ministrisë së Brendshme. Më 1924 emigroi në Gjenevë të Zvicrës ku mbeti deri më 1926, kur përsëri u kthye në atdhe dhe u internua në Delvinë. Më 1929 u emërua drejtor administrativ në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kurse më 1931 u emërua drejtor politik i kësaj Ministrie. Për punën që bëri Dr. Fuad Asllani u dekorua me Urdhërin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut,” mandej u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Londër si dhe caktohet delegat i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë. Pasi Dr. Fuadi nuk e pranoi detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme dëbohet nga Tirana dhe më 1947 filloi punën si avokat në Elbasan. Më 1951 u arrestua dhe u dënua 10 vjet burg. Vdiq në Elbasan më 1981.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.