Fredi Premti
Doktor i shkencave të natyrës – matematikës
Lindi në nëntor të vitit 1946 në Tiranë. Shkollën fillore, gjimnazin dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës – Dega e matematikës i kreu në Tiranë më 1964. Studimet pasuniversitare në lëmin e matematikës i ka bërë në Francë. Ka doktoruar në Matematikë në Universitetin e Grenoble-s (Francë) në korrik të vitit 1983 me temën:” METODAT STOKASTIKE NË HARTIMIN AUTOMATIK TË SKEMAVE TË PRERJES”(fr). Dr. Fredi Premti së pari punoi si profesor i matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë e mandej kaloi me punë si bashkëpunëtor i lartë shkencor në Institutin INIMA, ku punoi një kohë të gjatë, tash punon si zv. rektori në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ka të botuara dy tekste shkollore dhe dy tekste universitare të matematikës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.