Françesko Avati
Magjistër i folklorit
Lindi më 1717 në Maki të Kozencës në Kalabri. Françesko Avati ishte nxënës i Kolegjit Arbënesh në Shen Benedikt Ulano, ku përgatitej për klerik ortodoks. Më vonë Françeskoia njihet si pedagog dhe rektor i Kolegjit. Mr. F. Avati ka njohur Greqishten e vjetër dhe veprat antike greke. Shkroi Broshurën “Mrekullitë e një Ikone”, shkroi edhe tri këngë Legjendare që DE RADA ia botoi më 1866, kurse shkrimtari Dhimitër Karmada në gramatikën e tij i botoi 8 këngë të Françeskos. Këto këngë kanë qenë të zhanrit të folklorit arbresh të ardhur nga Italia dhe Moreja e Greqisë. Mr. Françesko Avati vdiq në Urbino të Kalabrisë më 1800.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.