← Shfleto

Françesko Altimari

Doktor i shkencave të folologjisë

Lindi më 1955 në Shën Mitër të Kozencës (Itali). Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin filologjik e kreu në Kozencë. Pas kryerjes së Fakultetit punoi si mësimdhënës në Institutin e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Universitetin e Napolit, në atë të Leçes dhe të Triestes. Që nga viti 1991 është prof. ordinar në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Kalabrisë dhe udhëheq Katedrën. Shquhet si bashkëpunëtor i revistës “Zjagiri” që botohet në gjuhen shqipe të Arbëreshëve të Italisë. Është udhëheqës i radhait të Universitetit të Kalabrisë”Studio e testi di Albanika”. Dr. Françesko Altimari shkruan poezi për të rritur dhe ka të botuara 7 vepra letrare-gjuhësore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.