Fotaq Lula
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në shtator të vitit 1939 në Gjirokastër. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Teknikumin në Tiranë ku e kreu edhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave më 1969. Po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1994 me temën: ” PËRGJITHËSIMI GJEOLOGO – GJEOFIZIK I RAJONIT KOSTENJË – OKSHTUN – ÇENEREC”. Dr. Fotaq Lula në fillim punoi si teknik gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Bulqizës, mandej inxhinier gjeolog, në Ndërmarrjen e SizmoGravimetrike të Fierit. Ka qenë zëvëndësdrejtor në Institutin e Naftës e të Gazit të Fierit. Rezultatet e kërkimeve i paraqiste në artikuj e kumtesa dhe në simpoziume shkencore për gjeologji. Ka të botuar disa artikuj shkencorë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.