← Shfleto

Flutura Çitaku

Magjistër e shkencave të filologjisë

Lindi më 1951 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1986 me temën: ”LEKSIKU TERMINOLOGJIK NË FJALORIN E GJUHËS SHQIPE”. Mr. Flutura Çitaku në fillim punoi si mësuese dhe si profesoreshë e gjuhës Shqipe në Gjimnaz të Mitrovicës dhe të Prishtinës, mandej kaloi në Fakultetin Filozofik-Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe të Prishtinës, si asistente e lëndës Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe ku edhe tash punon. Mr. Flutura Çitaku ka marrë pjesë në Seminarin e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare për të huaj në Prishtinë. Ka të botuara 6 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.