Florim Miftari
Doktor i shkencave teknike – robotikës
Lindi më 1965 në Sadovinë të Jerlive të komunës së Vitisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Viti. Fakultetin e Makinerisë e kreu në Prishtinë më 1990. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin e Gjenevës (Zvicër) ku u magjistrua në qershor të vitit 1993 me temën :”?“(gj). Duke i parë aftësitë e Florimit, profesorët e Universitetit të Gjenevës i rekomanduan dhe nëpërmjet Fondit Ndërkombëtar gjithshqiptar iu mundësua që në Universitetin Shtetëror të Alabamës Jugore në Amerikë ta përgatiste disertacionin nga robotika. Patenti i tij ka të bëjë me teledirigjimin e veturës pa shofer, në largësi 100 kilometra, që e demonstroi në dhjetor të vitit 1998. Florim Miftari doktoroi në Universitetin e New York-ut me temën: ”INTELEGJENCE E ROBOTIT”(an). Dr. Florim Miftari një kohë punoi si inxh. i makinerisë në QAMO të Vitisë. Më 1991 mori rrugën për shkollim të mëtejshëm dhe shkoi në Gjenevë, ku pas dy vjetësh magjistroi. Vazhdoi studimet në Amerikë ku edhe doktoroi. Dr. Florim Miftari ka dëshirë të kthehet në Kosovë në Universitetin e Prishtinës që ta aplikojë dijen shkencore për robotikë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.