Florim Isufi
Doktor i shkencave të natyrës – gjeografisë
Lindi në janar të vitit 1969 në Sankofc të Gllogocit (Drenasit). Shkollën fillore dhe të mesmen (Ekonomike) i kreu në Prishtinë. Ku e kreu edhe FSHMN-Dega e Gjeografisë më 1992. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Prishtinës, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 2000 me temën: ”ROLI I KUSHTEVE NATYRORE DHE FAKTORËVE SHOQËROR NË ZHVILLIMIN E VEPRIMTARIVE EKONOMIKE NË KOMUNËN E GLLOGOCIT”. Mr. Florim Isufi doktoroi në FSHMN të Prishtinës në korrik të vitit 2006 me temën: ”KRIJIMI I SISTEMIT INFORMATIV GJEOGRAFIK NË KOSOVË, RËNDËSIA PRAKTIKE DHE SHKENCORE”. Dr. Florim Isufi punoi si prof. i gjeografisë u angazhua asistent mandej ligjërues i lëndës: Sistemi informatik gjeografik (GIS) dhe bazat e turizmit në FSHMN të Prishtinës, ku edhe punon. Mr. Florim Isufi specializoi në Gjermani. Ka të botuara 12 punime shkencore si autor e bashkautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.