← Shfleto

Florim Grajçevci

Magjistër i shkencave teknike – ndërtimtarisë

Lindi në gusht të vitit 1964 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Prishtinë ku e kreu edhe Fakultetin e Ndërtimtarisë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Zagrebit, kurse u magjistrua në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Prishtinë në nëntor të vitit 1998 me temën: ”ANALIZA E MBAJTËSVE TË BETONARMESË NË SHTYPJE ME EKSCENTRICITET TË VOGËL NË PROCESIN KOHËGJATË”. Mr. Florim Grajçevci së pari punoi si inxh. i Ndërtimtarisë në TC “Kosova B” në Obiliq e më 1990 u zgjodh asistent, më vonë edhe ligjërues i lëndës Konstrukcionet e Betonit në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Prishtinë. Ka të botuara 15 punime profesionale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.