Floresha Dado-Haxhijaj
Doktor e shkencave të filologjisë
Lindi më 1947 në Vlorë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Durrës, kurse studimet e gjuhës dhe letërsisë shqipe i kreu në Universitetin e Tiranës. Ka doktoruar në Teorinë e Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Dr. Floresha Dado-Haxhijaj tash ligjëron lëndën teoria e letërsisë dhe është shef i Katedrës së Letërsisë Shqipëtare në Universitetin e Tiranës, është docenete dhe kandidate e shkencave. Merret edhe me krijimtari letrare, shkruan artikuj e studime për letërsinë e sidomos për letërsinë e traditës. Ka botuar një monografi për Çajupin. Dr. F.Dado-Haxhjaj jeton në Tiranë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.