← Shfleto

Flamur Doli

Magjistër i shkencave teknike – arkitekturës

Lindi më 1951 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Arkitekturës e kreu në Shkup më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri po në këtë fakultet ku edhe magjistroi në Shkup në qershor të vitit 1984 me temën: ”BOTA KOSMIKE, ANALOGJIA, GJEOMETRIA DHE ARKITEKTURA”(ma). Mr. Flamur Doli punoi në RTV të Prishtinës në sektorin e investimeve, kurse prej vitit 1976 punon në Fakultetin Teknik në Seksionin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës në Prishtinë si ligjërues i gjeometrisë deskriptive. Ka qenë shef Katedre dhe dekan i këtij fakulteti. Ka marrë pjesë në shumë këshillime për Gjeometri deskriptive dhe ka botuar 7 punime shkencore dhe 1 monografi. Ka edhe 1 tekst të përkthyer nga serbishtja.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.