← Shfleto

Fisnik Brovina

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në maj të vitit 1964 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin Ekonomik i kreu në Tiranë më 1988. Punoi në Fakultetin e Arteve ku edhe doktoroi në qershor të vitit 1994 me temën: ”PROBLEMET E MENAXHIMIT TË ARTEVE DHE KULTURËS NË VENDET E ZHVILLUARA EVROPJANE, SIPAS KUSHTEVE TË EKONOMISË MIKSE”, Si menaxher arti. Dr. Fisnik Brovina ka punuar në Fakultetin e Arteve të Tiranës, mandej ka qenë zv. rektori e më vonë edhe këshilltar në Ministrinë e Kulturës në Shqipëri. Në Universitetin e Arteve të Tiranës është menaxher i artit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.