Fiqiri Islami
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në prill të vitit 1930 në Pandelcimon të Sarandës. Mësimet e para i nisi në vendlindje dhe i vazhdoi në Sarandë e Gjirokastër, ku e kreu edhe gjimnazin. Studimet i ndoqi në Fakultetin e Planifikimit-Financa në Bukuresht dhe i përfundoi më 1957 me vlerësim maksimal. Titullin shkencor “Docent “ e mori më 1972. Dr. Fiqri Islami në fillim u emërua pedagog në Fakultetin Ekonomik - Dega Ekonomi politike në Tiranë, mandej ka punuar në Institutin e Studimeve, në Akademinë e Shkencave në Sektorin e Marrëdhënjeve në Prodhim. Dr. Fiqri Islami është autor-bashkautor i një sërë të veprash si autor i teksteve të ekonomisë për shkolla të mesme dhe fakultete, fjalorëve terminologjik në 3 gjuhë (shq. fr. e rum) Enciklopedia Shqiptare. Ka botuar edhe studime të veçanta. Është dekoruar me Urdhrin “N. Frashëri” kl. III dhe kl. II.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.