Fioreta Luli
Doktor e shkencave të gjeologjisë
Lindi në mars të vitit 1949 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave i kreu në Tiranë më 1972. Po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1987 me temën: ” KARAKTERISTIKAT MINERALOGJIKE TË TOKAVE LIVADHORE TË HINJËTA KAFE NË VENDIN TONË” Dr. Fioreta Luli së pari punoi si inxhiniere gjeologe në Institutin e Tokave në Tiranë dhe si specialiste në njësinë e menaxhimit të Projektit për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme. Në vitin 1995 mori titullin”Mjeshtër kërkimesh”. Punoi në studimin e kualifikimit të tokave dhe të pjellërisë së tyre. Rezultatet e tyre i paraqiste në studimin pedologjik të tokave të Shqipërisë. Ka të botuar disa artikuj shkencorë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.