← Shfleto

Filip Zoto

Doktor i shkencave të mjekësisë – stomatologjisë

Lindi në korrik të vitit 1950 në Kolonjë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen dhe Fakultetin e Mjekësisë – Dega e Stomatologjisë e kreu në Universitetin e Tiranës më 1973. Kreu specializimin pasuniversitar në degën “Terapia Stomatologjike” në vitin 1980. Ka doktoruar në Universitetin e Tiranës në vitin 1989 me temën: ”GRANULOMAT KISTOZE DHE KISTAT RADIOKULARA ODONTOGJENE - TRAJTIMI ENDODONTIK”. Dr. Filip Zoto kreu specializimin dhe punoi në poliklinikën e qytetit Ersekë dhe Kolonjë. Që nga viti 1992 është “Doktor i shkencave Mjekësore”. Ka qenë pedagog në Fakultetin e Mjekësisë Dega Stomatologji në Katedrën e Teorisë Stomatologjike në Universitetin e Tiranës. Dr. Filip Zoto aktualisht është pedagog në Universitetin privat të Stomatologjisë për lëndën “Endodontisë poliklinike” në Albanian University në Tiranë. Ka të botuar shumë artikuj shkencorë. Është drejtues i programit të specializimeve të departamentit të Stomatologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Albanian University në Tiranë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.