Filip Ngjela
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në gusht të vitit 1954 në Gjirokastër. Shkollën fillore dhe të mesmen të përgjithshme i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik-Dega Ekonomi e Planit, e kreu më 1972 në Tiranë, diplomoi për menaxher Industrie. Më 1985 mori çertifikatën për burime njerëzore në Fakultetin Ekonomik Tolbiae-Sorbonë në Paris. Më 1991 mori titullin “Kandidat i Shkencave të Ekonomisë” në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, kurse në vitin 1992 mori çertifikatën në zhvillimin e menaxhimit dhe të Ekonomisë së tregut në Universitetin e Nebraskës –Linkoln SHBA, e në vitin 1993 titullohet “Doktor i Shkencave Ekonomike” mandej në vitin 1995 mori çertifikatë kualifikimi për menaxhim në Universitetin Maqedonia në Selanik e më 1999 titullin Profesor i asociuar në Shkencat e Ekonomisë. Dr. Filip Ngjela në fillim punoi si shef i Departamentit të Planit në Gramsh, mandej shef i Seksionit të Industrisë po aty. Profesor në Departamentin e Menaxhimit të Fakultetit Ekonomik të Tiranës, si dhe kancelar në Universitetin e Tiranës. Është marrë me biznes privat për firmën e letrës “Albix”. Ka të botuara 3 studime shkencore dhe një tekst të “Ushtrimeve”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.