← Shfleto

Fidan Karapici

Doktor i gjeodezisë

Lindi në janar të vitit 1937 në Tiranë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit-Dega e Geodezisë e kreu në Tiranë më 1962. Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 351 të datës 30.06. 1993 i u dha titulli “Doktor”. Doktoroi në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Tiranës në dhjetor të vitit 1987 me temën: ”?”. Dr. Fidan Karapici në fillim punoi si inxh. gjeodet në Ndërmarrjen Gjeologji-gjeodezi në kuadër të menaxhimit të projekteve. Ka qenë anëtar i Komisionit Shtetëror të mbrojtjes së diplomave të Degës së Gjeodezisë në Fakultetin e Inxh. së Ndërtimit. Më 1999 u dekorua me titull ”Mjeshtër kërkimesh” që është ekuivalent me asistent profesor. U dekorua me “Urdhrin e punës” të kl. II dhe të I, me dekretin nr. 733 të datës 13.11. 1989 dhe mori titullin “Punëtor i shquar i shkencës dhe i teknikës”. Ka të botuara 4 punime shkencore, 4 punime profesionale, një tekst universitar dhe 32 projekte të rëndësishme.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.