← Shfleto

Fevzi Radoniqi

Magjistër i shkencave teknike – makinerisë

Lindi në shkurt të vitit 1953 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje, kurse Fakultetin Teknik-Seksionin e makinerisë e kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë në Mostar ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1989 me temën: ”CAKTIMI I SFORCIMEVE DHE DEFORMIMEVE TË PLASTIKËS HOMOGJENE IZOTOPE NË FORMË TË UNAZËS”(sr). Mr. Fevzi Radoniqi në fillim punoi si Inxh. Në FPA “R. Sadiku” të Pejës, kurse më 1978 u zgjodh asistent në Katedrën e Makinerisë të Fakultetit Teknik të Prishtinës. Prej vitit 1991 janë besuar ligjëratat nga lëndët: Mekanika Teknike dhe hidraulika e më vonë zgjidhet ligjërues për lëndën Siguria e makinave dhe sistemeve në Fakultetin e Makinerisë në Prishtinë. Mr. F. Radoniqi ka të botuara 2 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.