Fevzi Berisha
Doktor i shkencave të Natyres – matematikës
Lindi më 1955 në Suharekë (Therandë). Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. FSHMN-Dega e Matematikës - e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1984 me temën: ”VLERËSIMI I KOEFICIENTEVE FOURIER TË FUNKSIONEVE ÇIFT”. Mr. Fevzi Berisha doktoroi në FSHMN të Prishtinës në janar të vitit 1990 me temën: ”PËRGJITHSIMI I MODULEVE TË VAZHDDUESHMËRISË NË TEORINË E PËRAFRIMEVE”. Dr. Fevzi Berisha së pari punoi si prof. i matematikës në Suharekë, mandej në FSHMN në Prishtinë, prej aty shkoi në specializim në Moskë e Leningrad. Pas specializimit punën e vazhdoi në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës të Prishtinës së pari si ligjërues i matematikës, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet, ka qenë edhe dekan. Dr. F. Berisha i ka të botuara 15 punime shkencore, 2 tekste për shkolla të mesme dhe 1 tekst universitar të matematikës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.