Fetah Podvorica
Doktor i shkencave të natyrës – kimisë
Lindi në korrik të vitit 1968 në Dumosh të Podujevës (Besianë). Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Sveçël, kurse të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Podujevë. FSHMN-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1993. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin VII “Denis Didero” në Paris. Aty dhe magjistroi në qershor të vitit 1997 me temën:” MODIFIKIMI I SIPËRFAQEVE TË METALEVE ME MOLEKULA ORGANIKE”(fr). Mr. Fetah Podvorica doktoroi në të njëjtin Universitet në Paris në qershor të vitit 2000 me temën: ”FIKSIMI I GRUPEVE ARILE NË SIPËRFAQEN E METALEVE ME ANË TË REDUKTIMIT ELEKTROKIMIK TË KRIPRAVE TË DIAZONIUMIT”(fr). Dr. Fetah Podvorica më 1973 u zgjodh asistent i lëndëve Kimia e përgjithshme dhe Kimia inorganike në FSHMN - Dega e Kimisë e Prishtinës. Ka të botuara 18 punime profesionale, 13 punime shkencore dhe një dispencë. Tash është docent i Kimisë fizike dhe i Kimisë analitike në FSHMN të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.