Fet-Hi Arkaxhiu
Doktor i shkencave të gjeologjisë – gjeolog
Lindi në janar të vitit 1931 në Kavajë, ku e kreu shkollën fillore dhe të mesmen. Studimet i kreu në Institutin e Lartë Politeknik të Tiranës në Degën e Gjeologjisë. Më 1986 e mbrojti disertacionin me temën:” KUSHTET E FORMIMIT TË XEHERORËVE TË HEKURNIKELIT TË RAJONIT TË LIBRAZHD - POGRADEC DHE PËRSPEKTIVA E KËRKIMIT TË TYRE”. Dr. Fet-hi Arkaxhiu ka punuar si gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Pogradecit, mandej në Drejtorinë e Përgjithshme Gjeologjike në Ministri, ka qenë drejtor i Ndërmarrjes Minerore Guri Kuq, mandej zv. drejtori i Institutit të Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës. Ka dhënë kontribut të veçantë në kërkim-zbulimin e mineraleve të dobishme. Ka marrë pjesë, si referues në konferenca kombëtare gjeologjike të Shqipërisë, dhe në simpoziume ndërkombëtare. Ka të botuara 20 punime shkencore si autor-koautor. U dekorua me “Medalje Pune”, “Urdhër Pune” kl. III, “Çmimin e Republikës”, “Urdhrin e Punës” kl. I.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.