Ferid Ballani
Magjistër i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi më 1934 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (normalen) në Prishtinë. SHLP-Dega e Biologjisë, e kreu në Nish, kurse shkallën e dytë të FSHMN-Dega e Biologjisë, e kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Mikrobiologjisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1982 me temën: “ HULUMTIMET MIKROBIOLOGJIKE NË UJRAT E DRINIT TË BARDHË“(kr). Mr. Ferid Ballani së pari punoi si mësues, si drejtor shkolle, si këshilltar në Entin Pedagogjik, prof. i Shkolles Normale, Drejtor i QAMO, prof. i Gjimnazit dhe prof. në SHLP të Gjakovës, si prof. i biologjisë ku punoi deri në pension. Ka të botuara disa punime shkencore dhe të paraqitur tezën e doktoratës në Fakultetin e Veterinarisë të Zagrebit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.