Ferdinand Dafa
Doktor i shekencave të gjeologjisë – gjeofizik
Lindi në tetor të vitit 1941 në Brash të Sarandës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, politeknikumin në Tiranë, si edhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave më 1973. Në këtë fakultet në Tiranë u doktorua në vitin 1993 me temën: ” STUDIMI I PËRHAPJES SË FUSHËS SË RADIOAKTIVITETIT NATYROR NË FORMACIONET E ZONËS JONIKE, DHE VLERËSIMI I URANIUMIT NË FOSFORITËT JURASIKE”. Dr. Ferdinand Dafa së pari punoi si teknik në Ndërmarrjen Gjeologjike të Bulqizës e të Tiranës, mandej si inxh. gjeofizik në Ndërmarrjen Gjeofizike në Tiranë. Më 1995 e mori titullin “ Mjeshtër kërkimesh”. Ka qenë shef i sektorit të shkencës në Ministrinë e Ekonomisë Publike dhe i Privatizimit në Tiranë. Ka të botuar 3 artikuj.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.