Ferdinand Bego
Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi në korrik të vitit 1964 në Shijak rrethi i Durrësit. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Durrës, kurse Fakultetin e Shkencave të Natyrës - Dega Biologji e kreu në Tiranë më 1988, pas një pune të gjatë në Institutin e Shkencave të Natyrës-Biologjisë doktoroi në këtë fakultet në Departamentin e Biologjisë në Tiranë në qershor të vitit 1997 me temën: “KONTRIBUTI NË NJOHJEN E GJITARËVE TË VEGJËL (MAMMALIA RODENTIA CHIROPTERA DHE INSEKTIVORET“. Dr. Ferdinand Bego u zgjodh asistent në FShN-Dega e Biologjisë si punonjës shkencor pranë Muzeut të Shkencave të Natyrës në Tiranë. Ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe specializime. Ka 6 punime profesionale, 5 punime shkencore, 4 monografi, 8 kumtesa, ka drejtuar 2 projekte dhe ka marrë pjesë në 5 projekte tjera.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.