Ferat Rexhepi
Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi në maj të vitit 1942 në Prellofc të Skenderajt. Shkollën fillore e nisi në Beçiq dhe e kreu në Skenderaj kurse të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Mitrovicë. Fakultetin Filozofik – Dega e Biologjisë e kreu në Prishtinë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Qendrën për Studime Posdiplomike në Zagreb, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1976 me temën: ” FLORA DHE VEGJETACIONI I NOVOBËRDES” (kr). Mr. Ferat Rexhepi doktoroi në FSHMN në Novi Sad në qershor të vitit 1978 me temën: ”FITOCENOZAT BARISHTORE NË REGJIONIN KODRINOR TË KOSOVËS”(sr). Dr. Ferat Rexhepi gjatë studimeve edhe punonte si mësimdhënës i biologjisë në Gjimnaz të Gjilanit, kurse më 1975 kaloi në FSHMN - Dega e Biologjisë si asistent i botanikës për studentët e Fakulteti të Bujqësisë të Prishtinës. Si pedagog i FSHMN arriti gradën prof. ordinar i botanikës në Katedrën e Biologjisë. Ka të botuara 50 punime shkencore si dhe disa tekste universitare të lëmit të botanikës si autor e koautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.