← Shfleto

Fejzullah Trinaku

Magjistër i shkencave të filozofisë

Lindi më 1940 në Plavë të Dragashit (Sharrit). Shkollën fillore e kreu në Dragash, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prizren. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave Politike të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1980 me temën: ”TEJKALIMI I NDRYSHIMIT TË PUNËS NË MES ATYRE TË QYTETIT DHE TË FSHATIT”(kr). Mr. Fejzullah Trinaku punoi si profesor i historisë në shkollën e mesme në Dragash ku ishte drejtor i Qendrës Shkollore të Dragashit. Mandej u zgjodh ligjërues i lëndës Bazat e filozofisë marksiste në Fakultetin e Xehetarisë dhe të Metalurgjisë të Mitrovicës ku ende punon.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.