← Shfleto

Fejzullah Qerkini

Magjistër i arkivistikës

Lindi më 1923 në Zaskok të Ferizajt. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Ferizaj, të mesmen (Normalen) e filloi në Prizren dhe e kreu në Pejë. SHLP-Dega e historisë e kreu në Beograd më 1953 kurse Shkallën e Dytë të Fakultetit Filozofik-Dega e historisë e kreu në Prishtinë më 1964. Studimet pasuniversitare i bëri në Qendrën për Studime postdiplomike në Zagreb, Dega e Arkivistikës ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1979 me temën: ”LËNDA ARKIVORE E KOSOVËS”(kr). Mr. Fajzullah Qerkini punoi si mësues, arsimtar e prof. i historisë në Ferizaj, ku ka qenë edhe drejtor i Shkollës Normale të Ferizajt. Ka qenë Këshilltar pedagogjik në Ferizaj. Ka të botuara 9 punime shkencore nga fusha e arkivistikës. Vdiq në Ferizaj më 1980.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.