← Shfleto

Fejzulla Shabani

Doktor i shkencave të historisë

Lindi në shtator të vitit 1959 në Reçan të Gostivarit. Shkollën fillore dhe Gjimnazin i kreu në Gostivar. Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1994, kurse doktoroi në Fakultetin Filozofik të Tiranës në nëntor të vitit 1997 me temën: ”SHQIPTARËT E MAQEDONISË GJATË LUFTËRAVE BALLKANIKE 1912-1913”. Dr. Fejzulla Shabani punon si ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.