Fejzo Bino
Bashkëpunëtor i vjetër shkencor
Lindi në korrik të vitit 1924 në Tragjas të Vlorës. Shkollën fillore dhe shkollën e tregtisë i kreu në Vlorë. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Industrisë në Institutin e Planit në Shën Peterburg më 1950. Gradën shkencore “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor” e mori në vitin 1975. Dr. Fejzo Bino punoi si kapiten në Ministrinë e Mbrojtjes të Tiranës. Ka qenë kryetar i Planit në Ministrinë e Industrisë së Minierave, mandej zv. ministër, drejtor i Drejtorisë Qendrore të asaj ministrie, zv.drejtor në Institutin e Lartë Ekonomik, atashetregtar në Ambasadën Shqiptare në Moskë, drejtor edhe në disa ndërmarrje të tjera. Veprimtaria shkencore e Fejzo Binos shihet në degët e industrisë ku punoi, sepse dha kontribut të madh, është autor-bashkautor i 23 studimeve të sektorit të Naftës, 3 studime për miniera dhe qymyr, për krom-nikël. I ka dhënë dy punime, për industrinë e material ndërtimit – çimentor ku i dha 5 punime, për industrinë e drurit e të tekstilit nga 3 punime. Dr. F. Bino është autor i 4 teksteve mësimore, ka qenë pedagog i shkollës së mesme dhe pedagog i jashtëm i Fakultetit Ekonomik –Katedra e Ekonomisë së Industrisë së Tiranës, për lëndën Ekonomia e Industrisë së Minierave. Ka ligjëruar edhe në Fakultetin e Inxhinierisë. Ka marrë dekorata “Urdhri për shërbime të shquara Shtetërore” Urdhri i “Trimërisë”, Urdhri “Ylli Partizan”, medalje e “Kujtimit”, “Çlirimit” e”Trimërisë”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.