Fejaz Drançolli
Doktor i historisë së arkitekturës
Lindi në prill të vitit 1949 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje, kurse Fakultetin Filozofik-Dega Histori e Artit e kreu në Beograd më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik-Dega Histori e artit në Prishtinë, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1984 me temën:”KULLA SI BANESË SHQIPTARE NË RRAFSHIN E DUKAGJINIT”. Mr. Fejaz Drançolli doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në tetor të vitit 1996 me temën: ”KULLA SI BANESË NË KULTURËN DHE TRADITËN SHQIPTARE”. Dr. Fejaz Drançolli së pari punoi në Shkollën e Artit të Pejës, në gazetën “Rilindja” në rubrikën e kulturës, mandej në Entin Krahinor të Mbrojtjes së monumenteve të Kulturës të Prishtinës si këshilltar shkencor, është i angazhuar edhe në Fakultetin Filozofik Dega e Histori së Artit së pari si asistent dhe arriti deri te prof. ordinar i Historisë së artit në këtë fakultet dhe në atë të Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës. Dr. F. Drançolli ka të botuara 100 punime shkencore, 2 libra dhe në 2 tjera si koautor. Aktualisht është këshilltar shkencor në Institutin e mbrojtje të Monumenteve të Kulturës në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.