Fehmi Zeqiri
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në dhjetor të vitit 1953 në Llojan të Kumanovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Preshevë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1988 me temën:”INFEKTIMI NGA KANCERI I ORGANEVE GJENITALE TE GRATË E KSA TË KOSOVËS NË PERIUDHËN 1970 – 1986”.(kr). Mr. Fehmi Zeqiri doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në gusht të vitit 1999 me temën: ”CITODIAGNOSTIKA DHE KALPOSKAPIA SI METODA PROFILAKTIKE NË QAFËN E MITRËS”. Dr. Fehmi Zeqiri së pari punoi si mjek në Preshevë e mandej kreu specializimin në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, e më 1982 kaloi në Klinikën Gjinekologjike të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës. Dr. F. Zeqiri këtu së pari u zgjodh asistent i gjinekologjisë e obstetrikë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof. inordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 30 punime shkencore si autor-koautor si dhe temat e magjistraturës dhe të doktoratës si botime të veçanta. Ka qenë shef i Klinikës së Gjinekologjisë me Obstetrikë të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.