← Shfleto

Fehmi Pushkolli

Doktor i shkencave të historisë

Lindi më 1939 në Velikarekë të Podujevës(Besianë). Shkollën fillore e kreu në Podujevë, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1967. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në dhjetor të vitit 1974 me temën: ”LËVIZJA E SINDIKATAVE REVOLUCIONARE NË KOSOVË NDËRMJET DY LUFTRAVE BOTRORE”. Mr. Fehmi Pushkolli doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në prill të vitit 1977 me temën: ”SINDIKATAT E KOSOVËS 1945-1975”. Dr. Fehmi Pushkolli së pari punoi si mësues, mandej si prof. i historisë në Shkollën Normale në Prishtinë, në Entin e historisë më vonë Instituti i Historisë së Kosovës në Prishtinë si Këshilltar shkencor. Mr. Fehmi Pushkolli ka qenë redaktor i edicionit të revistës “Në flakën e Revolucionit”, si dhe kryeredaktor i revistës “Horizontet e Historisë”. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume shkencore në vend dhe jashtë vendit. Ka 10 botime të veçanta (2 serbisht), 5 tekste të historisë, një serbisht, 2 turqisht si koautor, ka të botuara 48 artikuj shkencor, 18 kritika, polemika e recensione dhe 2 shkrime publicistike.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.