← Shfleto

Fehmi Henci

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në shtator të vitit 1930 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1963. Po aty e bëri edhe specializimin për pediatri të fëmjëve, doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në nëntor të vitit 1980 me temën:”KARAKTERISTIKAT MË TË RËNDËSISHME KLINIKO-LABORATORIKE DHE IMUNOLOGJIKE TË MALNUTRICIONIT TË MATAKËVE DHE FËMIJËVE TË VEGJËL NË KOSOVË”(sr). Dr. Fehmi Henci së pari punoi si mjek i fëmijëve në Spitalin e Prishtinës, mandej u zgjodh asistent i Pediatrisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i pediatrisë në këtë fakultet. Ka të botuara 40 punime shkencore si autor-koautor dhe 2 tekste universitare. Gjithë kohën punoi në Klinikën e Fëmijëve të Prishtinës deri në pension.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.