Fehmi Erbeli
Doktor i shkencave të bujqësisë
Lindi më 1942 në Dibër. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Bujqësoren) në Tetovë. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Zagreb më 1969. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Zagreb në tetor të vitit 1972 me temën: ”KONTRIBUT HULUMTIMIT TË SHPEJTËSISË SË THARJES DHE HUMBJEVE MEKANIKE TË PRESIMIT TË JONGJËS SË KOSITUR ME KOSA KLASIKE DHE ME KOSA ROTACIONE” (kr). Mr. Fehmi Erbeli doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në korrik të vitit 1983 me temën: ”KONTRIBUT HULUMTIMIT TË PËRGATITJES MEKANIKE TË KASHTËS” (kr). Dr. Fehmi Erbeli së pari punoi si agronom në komunën e Dibrës, më 1975 pranohet në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës si ligjërues i Bazat e mekanizmave elektroteknikë, ku arriti deri te prof. ordinar i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Dr. F. Erbeli specializoi në Kanadë ku tash jeton, ka qenë drejtor i Entit për mekanizma bujqësore në Prishtinë dhe ka të botuara 25 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.