← Shfleto

Fehmi Agani

Doktor i shkencave të sociologjisë

Lindi më 1932 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në Prishtinë. Fakultetin Filozofik e kreu në Beograd më 1959, kurse studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Shkencave Politike të Beogradit ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1965 me temën: ”FORMA DHE SHKALLA E VETVENDOSJES SË PUNËTORËVE TË GJERMANISË PERENDIMORE NË QEVERISJEN E REPARTEVE DHE NDËRMARRJEVE”( sr). Mr. Fehmi Agani doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në maj të vitit 1973 me temën: ” PARTITË DHE GRUPET POLITIKE NË SHQIPËRI GJATË LUFTES SË DYTË BOTËRORE” Dr. F. Agani që nga viti 1965 është ligjërues i filozofisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës dhe arriti gradën prof. ordinar i sociologjisë në këtë fakultet. Dr. Fehmi Agani ka të botuara 6 tekste shkollore, universitare. Ka qenë veprimtar politik dhe ideolog i LD të Kosovës si dhe nënkryetar i saj. Më 1994 Dr. Fehmi Agani u zgjodh anëtar korrrespodent e më vonë edhe anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës në Prishtinë. Pushteti serbomalazias e kishte në sy dhe më 1999 e likuidoi ( e vrau) Fehmi Aganin.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.