← Shfleto

Fehmi Abdiu

Doktor i shkencave të drejtësisë

Lindi më 1944 në Sohedoll të Dibrës. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmet në Peshkopi. Fakultetin e Drejtësisë e kreu në Tiranë më 1966. Në të njëjtin fakultet edhe doktoroi më 1987 me temën: ”PËRGJEGJËSIA PENALE PËR KRYERJEN E VEPRAVE TË DREJTUARA KUNDËR VEPRIMTARISË SHTETRORE OSE SHOQËRORE NË R. P SH”. Dr. Fehmi Abdiu punoi si gjykatës në Fier, e në Tiranë, mandej mori titullin “Doktor shkencash”, ka qenë deputet i Kuvendit Popullor të Shqipërisë (1991-1992).

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.