← Shfleto

Fazli Zyferi

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në maj të vitit 1953 në Zhuzhnjë të Gostivarit. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Gostivar. Fakultetin e Mjekësisë e kreu më 1977. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Zagrebit, kurse magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë më 1998 me temën:”ROLI I FAKTORIT VASKULAR NË ETIOPATOGJENEZËN E PANKREATIT AKUT”. Mr. Fazli Zyferi doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë më 2002 me temën: ”FORMAT E KOLETITIAZËS DHE REFLEKSIONI I TYRE NË PROVOKIMIN PANKREATITIT”. Dr. Fazli Zyferi së pari punoi si mjek në Shtëpinë e Shëndetit në Drenas, mandej filloi specializimin në lëminë e Kirurgjisë së Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, specializimin e vazhdoi edhe në QKU të Zagrebit. Dr. Fazli Zyferi pas përjashtimit nga puna më 1990 ai e vazhdoi punën në poliklinikën private “Jeta” të cilën e shndërroi në klinikë për mësim për studentë të mjekësisë. Aktualisht është asistent i lëndës së Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ka marrë pjesë në konferenca e simpoziume dhe ka publikuar disa punime shkencore si autor-koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.