← Shfleto

Fatos Pllana

Magjistër i shkencave teknike – ndertimtarisë

Lindi në nëntor të vitit 1960 në Vushtrri. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Prishtinë me sukses të shkëlqyeshëm. Fakultetin Teknik Dega e Ndërtimtarisë e kreu në Prishtinë me 1986 me notë dhjetëshe, ky ka qenë edhe bursist i Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i ka ndjekur në Fakultetin e Ndërtimtarisë – Katedra e Stabilitetit të Konstrukcioneve në Zagreb ku i ka kryer të gjitha provimet. Për shkak të luftës në Kroaci është tërhequr dhe studimet i vazhdoi në Fakultetin Teknik – Dega e Ndërtimtarisë në Prishtinë ku provimet e dhëna në Zagreb ju pranuan në Prishtinë dhe magjistroi në qershor të vitit 1996 me temën: ”STABILITETI I KONSTRUKSIONEVE KAPRIATE HAPËSINORE NGA ÇELIKU”. Mr. Fatos Pllana ka qenë student i dalluar i ndërtimtarisë. Mr. F. Pllana së pari ka punuar si inxhinier i ndërtimtarisë në Kombinatin “Ramiz Sadiku” në Prishtinë, mandej u zgjodh asistent në Katedrën e Teorisë së Konstrukcioneve në Fakultetin e Ndërtimtarisë për lëndën Statika e Konstrukcioneve I dhe II. Tash është ligjërues i këtyre dy lëndëve në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Prishtinë. Më vonë edhe ka doktoruar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.