Faton Tefiku
Magjistër i shkencave teknike – elektroteknikës
Lindi më 1958 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikes-Drejtimi i Radiokomunikacionit dhe Elektronika profesionale në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1988 me temën: ”ANALIZA E DIAGRAMEVE TË RREZATIMIT TË ANTENAVE LINEARE ME METODËN E MOMENTEVE”(kr). Mr. Faton Tefiku së pari punoi si inxh. në KNI ”Dukagjini” të Gjakovës, më 1982 u zgjodh asistent i lëndës Bazat e elektronikes në Degën e Elektroteknikës të Fakultetit Teknik të Prishtinës, ku më vonë ligjëroi lëndën Teoria e përhapjes së valëve elektromagnetike dhe antenat në këtë fakultet. Mr. Faton Tefiku ka të botuara disa punime, aktualisht jeton dhe punon jashtë Kosovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.