← Shfleto

Faton Agani

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1956 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (gjimnazin) e filloi në Prishtinë dhe e kreu në Fresno të Kalifornisë ( SHBA). Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë – Dega e Mjekësisë Nukleare në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1987 me temën: ”NDIKIMI I SASISË SË VOGËL TË RREZEVE JONIZUESE TË NDËRRIMIT TË BROMATIDIT NË LIMFOCITET PERIFERIKE NË PERSONA QË MERREN ME KETË PROFESION”(kr). Mr. Faton Agani doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1989 me temën: ”NDIKIMI I DY MERKAPTO I NJË METILIMIDIAZOLA MBI SCE NË LIMFOCITET PERIFERIKE NË KUSHTET IN VIVO DHE IN VITRO”. Dr. Faton Agani në fillim punoi në Qendrën Diagnostike të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, me 1981 u zgjodh dhe asistent i lëndës Fiziologjia patologjike, arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ku edhe punon. Dr. F. Agani specializoi gjenetikën toksikologjike në Njujork (SHBA ) më vonë specializoi transfuziologjinë në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit. Ka të botuara 12 punime shkencore si autor-bashkautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.