← Shfleto

Fatmir Tartale

Doktor i shkencave juridike

Për ditëlindjen dhe vendlindjen nuk kemi të dhëna. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme dhe Fakultetin e Drejtësisë e kreu në Tiranë më 1976. Ndoqi seminare trajnimi mbi mësimdhënien dhe të “Drejtat e Njeriut dhe Administrimi i Drejtësisë”. Më 1983 u zgjodh Shef i Sektorit të Studimeve dhe Kërkimeve në Akademinë Policore në Tiranë. Më 1988 zgjidhet pedagog i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë për lëndën “Proçedura Penale”. Më 1999 fitoi shkallën Akademike “Doktor i Shkencave Juridike”. Këshilltar i Jashtëm në Akademinë Policore “Arben Zylyftari” në Tiranë. Ka qenë zv/Dekani në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Prej vitit 1993 ka bashkëpunuar dhe ka shkruar në Revistat e drejtësisë. Autor i shumë artikujsh në lëmin e legjislacionit; Bashkë-autor i tekstit të pjesës së posaçme të Proçedurës Penale 1993 dhe i hartimit të projekt Kodit të ri të Proçedurës Penale, 1993-1995. Bashkë-autor i disa amendamenteve dhe shtesave të Kodit të ri të Proçedurës Penale. Njef 4 gjuhë të huaja.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.