Fatmir Sejdiu
Doktor i shkencave juridike
Lindi në tetor të vitit 1951 në Pakashticë të Podujevës (Besianë). Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Podujevë, Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1971. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në janar të vitit 1982 me temën:”ZHVILLIMI HISTORIK, ROLI DHE POZITA E RINISË SË KOSOVËS NË SISTEMIN POLITIK”. Mr. Fatmir Sejdiu doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në nëntor të vitit 2000 me temën: ”POLITIKA AGRARE E KOSOVËS NË VITET 1945 - 1963”. Dr. Fatmir Sejdiu së pari punoi si gazetar. Më 1975 u zgjodh asistent për lëndën Historia e shtetit dhe e së drejtës në Fakultetin Juridik të Prishtinës, më vonë ligjërues e prof. inordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 20 punime shkencore dhe gjithë kohën ka qenë i angazhuar në jetën politike si në LDK ku ka qenë edhe nënkryetar, mandej deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e lira në Kosovë. Ka specializuar në Shqipëri, Arizonë (SHBA) dhe Gjenevë. Ligjëron edhe në dy universitetet e Tetovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.