Fatmir Neziri
Magjistër i artit – pikturës
Lindi në dhjetor të vitit 1966 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Arteve-Dega e pikturës - e kreu në Prishtinë më 1996. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1998 me temën: ”EKSPRESIVITETI I SHTUAR NË RRAFSHIN AUTOKTON SHQIPTAR”: Mr. Fatmir Neziri ka punuar si prof. i artit në Shkup. Ka disa ekspozita kolektive ku ka marrë pjesë me pikturat e tij. Ka organizuar edhe ekspozita personale. Me punimet e veta është paraqitur në Shkup, Prishtinë e Tetovë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.