Fatmir Krypa
Magjistër i artit – grafikës
Lindi më 1942 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Akademinë e Arteve e kreu në Beograd më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Akademinë e Arteve Figurative të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1976 me temën: ” MOTIVET DHE FIGURAT E NËNQIELLIT KOSOVAR NË TEKNIKËN E AKUATINTËS, BAKËRSHKRIMIT DHE NË TEKNIKËN E KOMBINUAR”(kr). Mr. Fatmir Krypa ka organizuar ekspozita individuale dhe kolektive duke filluar nga viti 1963 madje me karakter krahinor, republikan dhe shtetëror në Evropë dhe gjetiu. Mr. F. Krypa është prof. ordinar i lëndës së grafikes në Fakultetin e Arteve të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.