Fatmir Kalaja
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në shkurt të vitit 1939 në Tiranë. Shkollimin fillor, të mesmin dhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1968. Po në këtë fakultet edhe u doktorua në vitin 1999 me temën:” HIDROGJEOLOGJIA E PELLGUT UJËMBAJTËS TË SARANDËS DHE FURNIZIMI ME UJË I QYTETI TË SARANDËS”. Dr. Fatmir Kalaja punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Pukës, në Institutin e Studimeve të Teknologjisë e të Minierave të Tiranës, në Ndërmarrjen Hidrogjeologjike dhe në Qendrën Gjeologjike Civile të Tiranës. Dr. F. Kalaja u mor me kërkim-zbulimin e materialit të bakrit në Shqipëri. Rezultatet e kërkimeve i paraqiti në raporte të ndryshme.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.