← Shfleto

Fatmir Jaka

Doktor i shkencave të bujqësisë

Lindi më 1944 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Beograd më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1981 me temën: ”NDIKIMI I NUMRIT DHE I RADHITJES SË BIMËVE NË CILËSINË E PUNËS SË MAKINAVE PËR SHKULJEN E PANXHARSHEQERIT NË KUSHTET E KSA TË KOSOVËS”(kr). Mr. Fatmir Jaka doktoroi në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës në mars të vitit 1994 me temën: ”CILËSIA DHE PRODUKTIVITETI I PUNËS SË LINJES TË MAKINAVE TRIFAZËSHE PËR SHKULJËN E PANXHARSHEQERIT NË KUSHTET E NDRYSHME TË TOKAVE TË KOSOVËS”. Dr. Fatmir Jaka së pari punoi në Agrooprema të Beogradit, përfaqësia në Prishtinë. Punoi në Shkollën e mesme Bujqësore në Prishtinë. Më 1975 është zgjedhur asistent i lëndës Makinat bujqësore në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës, ku tash është prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 31 punime shkencore dhe 1 doracak.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.