Fatmir Hysi
Doktor i artit – muzikës
Lindi në shkurt të vitit 1952 në Vlorë. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, kurse shkollën e Mesme të Artit e kreu në Tiranë, ku e kreu edhe Fakultetin e Arteve – Dega Muzikë, më 1976. Në vitet 1977-1978 bëri studime në Akademinë e Arteve të Tiranës e mandej ka doktorua në Fakultetin e Muzikës – Instituti i Lartë i Arteve të Tiranës në qershor të vitit 1991 me temën: ”MBI KARAKTERIN POPULLOR TË MUZIKËS SHQIPTARE”. Dr. Fatmir Hysa punoi në Institutin e Lartë të Arteve të Tiranës si kritik i artit. Ka mëse 30 punime profesionale të botuara dhe 6 libra të botuara.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.